Fryma poetike e së dielës me poeten:-Irena DRAGOTI

Më prit në Vjenë!
———————-
Mbështes gjestet e fytyrës që nxjerrin avull nga etja,
pas lëkurës së kureshtjes!
Ia ndjej aromën , zemrës që friket mes brinjësh
Zgjodha të riskoj edhe çka mbetet
nga guximi i resë për tu përplasur
Heshta ajrin dhe shkunda hijet
Qoshku që më tkurr për 1000 dollarë
tundon veç kohën…
Të premtoj
do arrij me shpejt se Odisea,
vetëlidhur në bashin e anijes
Mëngjes do jetë tek ti
ashtu si nisja
Përgjoj qepallat e cigares tënde
që pulit me nikotinë ëndrrën tonë të përqafimit
Më prit në Vienë!
Poshtë heshtjes së asaj që ndodh kur je vetëm
Plot humbës e fitues aeroporti
Unë dua të shoh veç fjalët tona kur thyhen mes buzëve
Isha e dukshme në mungesë
ndoshta zhdukem në krahët e tu
Avioni u ul…tani
/QendraPress.com/