Çaste poetike me poeten;-Arsinoi Zengo KALLCO

Harromë…
———————————
Mos më shih atëherë kur s’jam…
Mos më duaj atëherë kur s’kam…
Mos më thirr kur të kem ikur…
Tek porta do rrish duke më pritur!
Krevatit i kisha lënë kujtime
Foto,sende mijëra shikime
Munde të besosh gënjeshtrën
Xhelozinë shtrëngoje në zemër!
Erën time do kujtosh ndonjëherë
Buzëqeshjet s’do i kesh asnjëherë
Do kuptosh se si një ditë më humbe
Në vatrën e ndezur thëngjij do shuhen!
Kërkoje pse-në tejet të lodhur
Nga krenaria dhe shpirti përhumbur
As dashuria nuk mposhti zilinë
Unë po iki duke të lënë vetminë!
Harromë…
/QendraPress.com/