Çaste poetike me poeten;-Shyrete DEMAJ

Degdisur larg atdheut
—————————-
dëshirat e trembura
të përndjekura nga qentë roje
të pushtetit të hienave.
Këpucët e shqyera si të Lulit të vocërr
mbetën udhës si copa shpirti pa jetë,
ditët e mia lanë lotët lumenjve të botës.
Ah sa mu dhimbën lodrat e fëmijërisë
i dogja bashkë me shpirtin në urën e zjarrit
që mbaja në dorën time ngritur lart
Trupi im i mpirë malli, statujë e lirisë..
/QendraPress.com/