Çaste poetike me poeten;-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Shartim
———————-
Mbi rranjët e mia të egra, rritur në liri
Shartuar kam në degët e shpirtit
Sorta gjenetikisht modifikuar sythësh
Imput kohesh moderne
Si pemë agrosistemesh rritur
që sollën veq robëri…
Ku mbet vallë
e imja, e shpirtit liri?!
Në rrënjë e mia të rritura
egërsisht nën dhe mbuluar???!
…e degëve të shpirtit
Hapen e mbyllen
sythe e gonxhe
shumëllojshme shartuar…
Unë pema
Me fryte kohësh kërkuar!
Arterie e vena
me damarët e kohës bashkuar…
/QendraPress.com/