Komiteti për Politikë e Financa miratoi 12 pika  të rendit të ditës  për mbledhjen e së enjtes

  Mbledhja e  Komitetit për Politikë e Financa e ftuar nga  kryesuesja  Antigona  Bytyçi, sot unanimisht  miratoi 12 pika  të rendit të ditës  për mbledhjen e  radhës  që mbahet të enjten, Por,  duke  pasur si nevojë   pos  10 pikave të rendit të ditës që ishin  të caktuat drejtori i bujqësisë Bexhat Bytyçi  kërkoi që në  mbledhjen e së enjtes  të  shtohet  një  pikë  e rendit të ditës që ka të bëjë me subvencionet në  bujqësi, kjo pikë  pas  sqarimit të  drejtorit  u pranua  dhe  u votua  unanimisht. Po kështu edhe  kuvendarja nga radhët e  LVV  Dafina Alishani, kërkoi që  që  jete në rend  dite rasti i  të  dëmtuarve në lagjen ‘’’Bazhdarhane’’ me rastin e fishekzjarrëve në natën e  Vitit të  ri, e cila pikë u votua unanimisht. Kryesuesja  Antigona Bytyqi me këtë rast  paraqiti  edhe renditjen e  pikave  të  rendit të ditës  për mbledhjen e së enjtes. Bashkë me pikat e rendit të ditës  ku  janë edhe  katër  raporte nga  viti i shkuar. Kurse  lidhur me këtë rend  dite edhe kuvendarja Dafina Alishani  tha se kanë pasur  dakordim  për të  gjithë  pikat, por   përqendrimi ynë është edhe lidhur me fatin e  familjeve të dëmtuara që ishin bërë nga  fishekzjarrët në natën e  Vitit të Ri. Mbledhja   mbahet të  enjten  me 27 shkurt me fillim në ora 10.00.