Çaste poetike me poetin;-Qazim THAÇI

Zanat e malit masin dashurinë me fenerin e Dionisit

——————————————————————–

Sikur lulëkuqet te flisnin do ta caktonin dhembjen tënde Kosovë

Për amanetin e Komandant Endrit Carës rënë betejave të lirisë

Me dhembjen e miqve të mi, ndarë anekënd botës do ta shkruanin

Romanin e qëndresës martire rrallë të parë në këtë botë anemike

E sa shumë këngë epike e trimërie  do të kishte letërsia

Që fatkeqësisht tani është e zbehur si fletët e rëna në vjeshtë

Këngë kushtrimi e zë lirie janë vargjet e poetëve kombëtar

Pashtrikut e Pikëllimës  që kumbojnë me Zana malesh

Edhe  kur mikes i them anës Drinit  se besëlidhja ka zë  lirie

Ma rikujton Arbërinë nga Dardania se besëlidhja bënë dritë

Kudo që Zanat e malit masin dashurinë me fenerin e Dionisit

E kënga e dashurisë rritë piptha për tokën   e Kosovës tonë.

/QendraPress.com/