Çaste poetike me poeten;-Halime MUSA

MAGJIA E YJEVE

—————————-

Duke shkruar në një natë vonë,

Dëgjova gurrat larg në pyje,

Në mes luleve edhe gurëve,

Lapsi shkruante magjinë e yjeve.

Për mes vargjeve zbrita malet,

Dhe bilbilat me këngët e lashta,

Zbrita yjet në fletën e bardhë,

Lulëzuan lulet ne token hënë.

Retë e purpurta ranë mbi vargje,

Si një pelerinë e hënes mrekulli,

Me erdhi një hije plot nur e bukuri,

Portreti i një djali dhe një vajze.

Vallë me veten shumë u mendova,

Kush janë këta,kush mund të jenë,

Ndonjë dashuri e bukur romanesh,

Apo dashuri e humbur për jetë .

/QendraPress.com/