Çaste poetike me poeten;-Kristina Ndoci TINA

Sinoptika e shpirtit

———————————

Sot në arkivën e jetës unë papritur trokita,

askush su përgjigj,shtyva portën se ish pa çelës,

më duhej një përmbledhje e shpirtit,sinoptika,

e cila më ngacmonte e më ziente

në kokë si zhuzhurima e bletës.

Gjithandej dokumenta,libra e fotografi të vjetra,

të mbledhura e të paketuara ashtu në vite,

të dhëna të ndryshme,me dhjetëra adresa,

jeta është pa manual përdorimi mendova,

një ekuacion me apo pa zgjidhje.

Hap sirtarët e kujtesës e ngadalë shfletoj,

e dokumentuar sinoptika e shpirtit që në fëmijëri,

ditë me Diell kur hodha hapat, midis të tjerave lexoj,

Zgjati disa ditë të bukura ashtu sa për ti

 dhënë shpirtit tim qetësi.

Moti ndërroi ashtu si thonë, se mbas diellit bie shi,

ndërsa unë e mbyllur isha nga nevojat,zakonet,

instinktet,

era frynte e vërshonte ngado si e tërbuar,me furi,

shpirti lëngonte ndërsa herët filluan të ndiheshin trazimet.

Diku shfaqej shpresa që koha të shtynte errësirën,

që të nesërmen në mgjes në horizont të shfaqej ylberi,

me ngjyrat e tij të hiqte retë e me

buzëqeshje t’më vishte fytyrën,

e kështu shpirtit tim përsëri ti lindte e ndriçonte Dielli.

Oh sa diell e shi,sa tufane të shumta dhe sa rrëbeshe,

sa dallgë të trazuara ka pasur, sa përmbytje e tornado,

sa lot e sa dhimbje,sa mospërfillje,brenga e përqeshje,

eh shpirti im sa ka duruar mendoj e vetes i them bravo.

Mbledh të fshehtat e shpirtit e i mbyll në kasafortë,

me bukuritë e pranverës e tufanet e egra të Dimrit,

me aromat e vjeshtës e me stinën e verës së ngrohtë,

ja them me vete,kjo është gjithë sinoptika e shpirtit.

Po po bash kështu si stinët është vetë e gjithë jeta,

herë dëgjohen të qara e herë melodioze luan muzika,

dashuri e urrejtje,gëzim e hidhërim,kjo është e vërteta,

në një kasafortë të blinduar sot fle ajo,e shpirtit sinoptika.

/QendraPress.com/