Çaste poetike me poeten;-Valbona HADRI

Për të mësuar dashurinë
——————————–
Ndoshta do të vijë,
të qëndrojë përjetësisht
Unë kam kohë që e ndiej
Dhe flas me të përqafuar.
Por mallin për të
vështirë se mund ta shuaj.
Sepse ajo vetëm njëherë lind,
Ndonjëherë ngjan të jetë
e brishtë,
e butë,
e drojtun
dhe herë të tjera
e fortë,
e zjarrtë ,
e ftohtë
dhe e shenjtë.
Dashuri të tilla ngjasojnë me diellin
Mund të jetë dimëror
Por sërish të ngroh,
të shpëton nga acari
Në kohëra dhimbjesh
kur shpalosen plagë të vështira.
Unë po bëj kohë që jetoj
në një kështjellë lumturish,…
/QendraPress.com/