Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me ekipin e tij, vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me ekipin e tij, vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, për t’i uruar për festën e madhe të besimtarëve islamë, ku u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së. “Ta shfrytëzojmë këtë muaj për reflektim, sakrificë dhe përkushtim ndaj vlerave shpirtërore si dhe ndihmesës ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Urime Ramazanin, agjërim të lehtë dhe paçi begati në familjet tuaja!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.