Fryma poetike e së dielës me poetin;-Feim BLLACA

RRËNJA IME E VËRTETË
—————————————-
Në vendlindjen time lind dielli i qeshur
Mbi fusha të gjelbra dhe male që ndrit
Vendlindja ime me aromën e butë t’luleve
Më flet me dashuri për çdo gur,dru dhe rrugë.
Ruaj në nënvetëdije çdo ngjarje
Të atyre viteve të arta fëmijërore
Natyrën e fshatit me bukuri përrallore
Në shtratin e mendjes je vendlindje.
Vendlindja shpirtin ma mbush me dashuri
I kujtoj emrat e shokëve t’mi një nga një
Nëpër kokën time kujtimet enden
Rrënja ime e vërtetë.
Atdhe udhë e dritës
Oqean i pasosur dashurie
Ndjenjë e thellë
E gdhendur n’zemër.
/QendraPress.com/