U përplasën për vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin, identifikohen nënë e bir

Nga përplasja tragjike e një mjeti tip Benz dhe një furgoni pasagjerësh kanë humbur jetën dy persona dhe pesë të tjerë janë lënduar.
Viktimat janë nënë e bir, Fatbardha dhe Klodian Shahini, përkatësisht 55 dhe 33 vjeç.
Drejtuesi i furgonit dhe 4 pasagjerë janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se mjeti tip “Benz” ka rrëshqitur dhe i ka dalë para minibusit çka shkaktoi dhe përplasjen tragjike.