Ismaili kërkon reagim të presidentes ndaj aktit të përdhosjes së Kuranit: Rrezikon vlerat tona si shoqëri

Deputetja Besa Ismaili ka kërkuar reagim të fuqishëm dhe të menjëhershëm nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me aktin e një personi i cili shihet duke përdhosur Kuranin.

Ismaili theksoi se ky akt i papranueshëm kërcënon jo vetëm besimin fetar islam, por gjithashtu vlerat e shoqërisë kosovare, harmoninë dhe tolerancën ndërfetare.

Ajo kërkoi që institucione shtetërore të reagojnë menjëherë për të dënuar këtë akt provokues dhe për të mbrojtur parimet demokratike dhe stabilitetin e Kosovës.