Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Nexhi BAUSHI

NE TAVERNEN QE DIKUR QUHEJ “VJOSE”

————————————————————

Në tavernën “VJOSA”, dikur,

me shokët e gjimnazit ngritëm dolli,

kujtuam e qeshëm, orët kaluan,

ëndërruam për hapat që në jetë do hidhnim.

Secili nga ne jetoi jetën që na zgjodhën

luftuam e kurrë nuk humbëm,

dallgët e jetës kudo na përplasën,

dhe nocionin gjatë jetës e tretëm.

Sot përsëri jam ulur,

në tavernën që dikur quhej “VJOSE”,

dëshiroja shansi t’më trokiste një herë

të shihja shokët e mi të gjimnazit.

asgjë nuk ish si më parë,

atje në tavernën që dikur quhej “VJOSE”,

në gotën e verës, shëmbëlltyrën pashë,

është ajo grua e vetme, vërtet unë ?

kur befas nga dyert të qeshura shpërthyen,

siluetat e shokëve tashmë të thinjur, pashë,

një përqafim i ngrohtë e plot mall,

dhe me të njejtat ëndrra si më parë.

Miku im, ato ishin momente,

që mendonim se kurrë s’do mbaronin,

si dikur hareshëm vallëzuam gjithë atë natë,

në tavernën që dikur quhej “VJOSE”

/QendraPress.com/