Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

PENA MEKUR MBI DITARË

—————————————-

Pena mekur mbi ditarë,

gishtat fletës ca djersitur,,

si të qe dorëshkrim i parë,

muza hesht krejt papritur…

Vonë pastaj diç kujton,

zë fjaloset…pak nga pak,

germë më germë bojëzon,

rreng-pengimin pas e flak…

Gjokse nate lodhur bie,

majë-fletuar…fund-fillimit,

rreng rrëfenjash pabesie,

sy-mavijosur mjegullimit…

Pena mekur mbi ditarë,

herë-herë mpiksur bojën,

si të qe dorëshkrim i parë,

fletësh nisur…kyçur gojën…

/QendraPress.com/