Plagosen një person me armë e zjarrit në Prizren

Plagosen një person me armë e zjarrit në Prizren, sekuestrohen tre armë zjarri-pistoleta Zëdhënësi policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi njofton se me datën 06.03.2025, rreth orës 01:50 në rrugën “Durrësi “ në Prizren pas një fjalosje një i dyshuar ( Z.T. 31 vjeçar ) ka shkrepur me armë zjarri në drejtim të viktimës (Y.G 26 vjeçar). Viktima është plagosur në këmbë dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit, ndërsa polica posa e ka marr informatën kanë shkruan në drejtim të vendit të ngjarjes. Me kohë janë njoftuare dhe Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë. I dyshuari është vetëndezur dhe ka dorëzuar armën që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, një AK 47 gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar : Pushke automatike me numër serik AK -47 2 Karikatorë 7 Fishek te kalibrit te panjohur 1 Gëzhojë. I dyshuari është intervistuar ë prezencën e avokatit, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”njofton zëdhënësi Gashi.