Homazhe  tek varrezat e  Dëshmorëve këto data janë të veçanta sepse ndryshuan historinë e  re të Kosovës tha  Gashi

    Për të nderura  epopenë e Lavdishme të  UÇK-së dhe  për të nderuar  sakrificën legjendare te  familjes  Jashari dhe  komandantin legjendar Adem Jashari, sot  shoqatat e dala nga lufta bashkë me Kuvendin Komunal të  Prizrenit   e filluan me nderim të  dëshmorëve   në  varrezat e  Dëshmorëve në Landovicë, ku ishte edhe nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona  Bytyçi , drejtor të ekzekutivit  përfaqësues e zyrtar të  shoqatave të dala nga lufta si dhe  veteranë e  ish luftëtar të lirisë. Pas homazheve me këtë rast nënkryetari i Komunës së Prizrenit Kujtim Gashi,  tha  se sot, jemi këtu  për të nderuar e respektuar  rënien për të mos vdekur kur  familjen  Jashari e në nderim të komandantit tonë legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të rënë për këtë liri që sot,  po e gëzojmë. Kryesuesja  e Antigona Bytyçi, tha se sot ,jemi në nderim të  Familjes   Jashari dhe komandantit  legjendar Adem Jashari  dhe dëshmorëve të  Kosovës, Kurse  ne sot jemi  pa  strategët e kësaj lirie  të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë, Urojmë  që lirin e  fituar të  gëzojmë e ta  vlerësojmë  tha ajo. Kryetari i OVL-së  Dega në  Prizren Isa Berisha, me këtë rast  tha se sot,  jemi këtu  dhe  jemi më ndryshe  se viteve tjera. Ai falënderoi DKA-në në Prizren, për bashkëpunim. Sepse  jemi  në  përkujtim të luftës   për liri të  familjes  Jashari e komandantit të  pavdekshëm Adem Jashari. Kurse  po këtë  aktivitet  rikujtimi  për  këto  familje e komandantin e kemi  edhe për dëshmorët e  lirisë  nesër,mbrëma  me ndezjen e  zjarreve  në të  gjitha ato pika ku kishte  beteja të UÇK-së. Historia nuk mund të rishkruhet,sepse vulën e kësaj historie e kanë vendos  strategët  qe tani janë n[ mbrojtjen finale të luftës së drejtë të UÇK-së.

Pas kësaj  buqeta lulesh dhe nderime u bënë edhe tek lapidarët  e heronjve: Ismail Kryeziu në  Arbanë,tek heroi Bashkim Suka, Salajdin Berisha tek shtatoret e  heronjve : Pal Paluca, Agim Shala, Ismet Jashari dhe  për ta përmbyllur  me  nderime dhe buqeta lulesh tek Monumenti i lirisë  dhe shtatores së komandant Remzi Ademaj.