Komuna e Prizrenit në ndihmë për nxënës të familjeve të shoqatave të dala nga lufta

Komuna e Prizrenit në ndihmë për nxënës të familjeve të shoqatave të dala nga lufta .bënë të njohur Burim Shala ,Kryetar i SH.I.L të UÇK-së dega Prizren. Ai në postimin tij shkruan

‘’Për Invalidët e Luftës të UÇK-së dega në Prizren, të gjithë ju Invalid të UÇK-së që keni fëmijë në shkolla të mesme ju lutemi që nga data 10/03/2025 deri me 31/03/2025, të na njoftoni sa fëmijë i keni në shkolla të mesme.

Komuna e Prizrenit edhe këtë vit ndan bursa për Fëmijët e Invalidëve të Luftës të UÇK-së dega në Prizren, ne i falënderohemi Kryetarit të Komunës së Prizrenit z. Shaqir Totaj dhe Drejtoreshën e

Drejtorisë së Arsimit znj. Luljeta Veselaj-Gutaj

Dokumentet që duhet të na dërgoni:

1. Certifikatën e lindjes të fëmijës

2. Vërtetimin që është në shkollë të mesme

(Klasa X -XI XII, mirët në shkollën ku vijon mësimin)

3. Kartelën kopje të Invalidit ( me afat )

4. Konfirmimi bankare të prindërit,ku duhet të transferohen mjetet

Burim Shala

Kryetar i SH.I.L të UÇK-së dega Prizren’’/QendraPress,com/