Fryma poetike e së dielës me poeten: Hyrë H. FAZLIJA

Takat e kuqe…
—————————
Kam dashur të veshë takat e kuqe,
me çorapet ngjyrë llëre,
trokëllimë në rrugën drejt teje,
pa kthyer kokën pas…
Takat e kuqe kam dashur të veshë,
t’i bie mespërmes zemrës,
së kuqe…
Edhe fustanin e kuq
kam dashur ta veshë,
Nuk e ke parë?!
Ma mbanë shpirtin mbërthyer,
gjoksin pak të dalur jashtë,
mbuluar me shallin e zi,
mbushur aromë duarsh të hapura,
n’shtrëngim ku kërcasin eshtrat,
si shkarpat në zjarr…
Eh, si digjet lëkura n’lëkurë… prush…
Por, nuk i veshë dot…
Kam pirë zjarrin e shiut;
le të jetë një ditë tjetër,
kur shiu t’mos m’i lag takat…
/QendraPress.com/