Fryma poetike e së dielës me poeten:Shire DHIMA

O Nëna ime!

————————–

Ngrehu ,o nëna ime

Sot është festë ,erdha për ty

Mblodha mall ,mblodha kujtime

Frymën e mbajta tek ty.

Ngrehu ,o yll i mëngjesit

Shkele atë botë të ftohtë

Ti e kishe shpirtin zjarr

Përreth teje rrinim ngrohtë.

Ngrehu ti o nëna ime

Nuk ndriçon bota pa ty

Fjalën tënde aq të ëmbël

Ti e tregoje me sy.

Ngrehu moj Nënë të puth në ballë

Të të ndjej pak era nënë

Mi le thatë ti ato shkallë

Mallit gojën ja ke zënë.

Ah moj Nënë nuk gjej kurrë tjetër

Prehrin tënd me ledha ledha

Të gjithë le të bëhen mbretër

Vetëm ty të shoh tek dera!

/QendraPress.com/