Fryma poetike e së dielës me poetin:Faruk TASHOLLI

SHTËRGU IM I ARRATISUR
(Triolet për Lasgushin)
I
Që kur bëra këngë për ty
Shtërgu im i arratisur,
Asaj vjeshte ra shumë shi
Që kur bëra këngë për ty.
Kënga binte shi-mërzi
Mbi liqerin e molisur.
Që kur bëra këngë për ty
Shtërgu im i arratisur.
II
Zbrita vonë te bregu yt
Me një zjarr bubulluar,
Kënga ime nyjë në fyt
Zbrita vonë te bregu yt.
Nëpër vesë vreri m’u mbyt
Nën këngën e lartësuar,
Zbrita vonë te bregu yt
Me një zjarr të bubulluar.
III
Veç te ti shporret thëllimi
Si bie dielli mbi liqe,
Me mëngjes hepon ngazëllimi,
Veç te ti shporret thëllimi.
N’sy nositi çel agimi
Ku Driloni shpie rrëke,
Veç te ti shporret thëllimi
Si bie dielli mbi liqe.
(Pogradec,18 prill 2016)
/QendraPress.com/