Çaste poetike me poeten;- Lola MEÇAJ

Ruaju përrenjve hasdisur
—————————————————–
Mos ia shpërfillni rrudhat një gruaje
Mos i shih rrudhat e gruas si tokë e çarë,
etur dhimbshëm
Ruaju përrenjve hasdisur,
fuqisë së dashurisë,
mbjellë edhe mbi plagë
Mos i shih rrudhat ndjenjë harruar,
si hiri i ëndrrave shpërndarë,
shihi vullkan me llavën zgjuar,
malin e bën fushë,
fushën sërish mal
/QendraPress.com/