Çaste poetike me poeten;-Mirela LIPO

Lamtumire vitet e mia
———————————
qe po ikni dalëngadalë,
Ç’do vit ne ditëlindjen time,
Unë filloj zbres nga një shkalle.
Lamtumire vitet e mia
qe s’munda t’ju mbaja dot ,
tani me sjellin nostalgji
dhe nga sytë me rrëshqasin lot
Lamtumire vitet e mia
qe ishit me mua pranë,
Ç’do te mire e ç’do te keqe
te dyja ne bashke i ndamë,
Lamtumire vitet e mia
s’ma bën zemra qe ta them,
sepse jeta është e shkurtër,
dhe e nesërmja te gënjen.!
/QendraPress.com/