Nesër Landovica përkujtojnë dy heronjtë e vetë Hamit Thaçin e Tahir Gashin.

Nesër e martë 11 mars 2025,Landovica, përkujtojnë dy heronjtë e vetë Hamit Thaçin e Tahir Gashin. Landovica e shumë dëshmorëve të rënë për liri që nga Dëshmori i parë Përparim Thaçi e dy heronjtë Heshim Gashi e Ismet Gashi,nga rënia e Hysni Morinës e tek rënia e dëshmorit Halil Gashi në betejat e luftës anekënd hapësirës ku flitej shqip. Nesër përkujtohen dy heronjtë Tahir Gashi e Hamit Thaçi. Ata ranë për të mos vdekur kurrë në betejën e Jeshkovës ku pushka e tyre u dalluan për trimëri,Tahir Gashi ishte ndër luftëtarët me të rinj të kësaj beteje që për asnjë çast nuk e ka njohur frikën e armikut, Ata ranë në altarin lirisë për të mos vdekur kurrë./QendraPress.com/