Fryma poetike e së mërkurës me poetin:- Ali Halim TAHIRI

LOJA E KORBAVE
————————-
Ju s’jeni njerëz,në këtë tokë që jetoni.
Me mizevira e mendje të keqe,ju po punoni.
Keni veshur pelerinat e kriminelëve e gjykoni.
Vdekjen e qenies më të shtrenjtë se kuptoni.
Dhembjes së njeriut ju i buzëqeshni.
Ju gjakësorët po i përkëdhelni.
Drejtësi raciste,jeni kori i dreqit.
Ju djegtë zjarri i verdhë i ferrit.
Ja ndaluat djalin,të merr pjesë në ditën e varrim.
Ju jeni kupola më e lartë e krim.
Sytë ju plaqin,kumtet tona juve po i’u kënaqin.
Lugetër s’jeni ka ndani sheqerin prej shapit.
Të poshtër,bastard e faqezi.
S’mund t’i dënoni bilbilat tanë në liri.
Ideali i tyre për atdhedashuri kurrë nuk pushon.
E juve dheu i tokës turpin kurrë s’ja mbulon.
/QendraPress.com/