Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Seti Pezaku VLADI

ZGJIMI

——————————–

Fusha mbulohet me vello dëbore,

në gjirin e ngrohtë toka grurin përkund,

kambanën e marsit pret që të ushtrojë

nga gjumi i topitur dimëror ta zgjojë.

Në dritaren me dëborë trokasin harabelat,

të vetmit fluturakë besnikë që mbetën,

aerodrom për ta do ta bëj shtëpinë,

zogjtë pranverë janë në çdo stinë.

U puth marsi me rrezet e diellit,

zgjohen shpatet nga këngët e këmborëve,

nga vlaga e tokës syrin çeli lulja e gruri,

vijnë dhe dallëndyshet si sythet e një druri.

@Seti Pezaku Vladi

/QendraPress.com/