Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Bujana MALAJ

PREHU I QETË BAB HAXHI THAÇI
———————————————
Faleminderit babë që m’prite
për Kosovën babë më rrite
m’prite babë sa t’preka ballin
t’lodhun t’gjeta po m’shujte mallin.
Tri orë babë si tre sekonda
sa shumë lashë e sa pak mora
fytyra jote mbeti pikturë
midis nesh pati një mur.
Për kaq vite larg më mbajtën
mall e lot ndërveti patëm
mosha e vdekja s’pritën ma
nuk dhe shpirtin dhe i herë me m’pa.
M’prite babë , m’priti Kosova
kur të preka u dridh dhe toka
UÇK-ja çehren e n’drroj
komandantin kur e shikoj.
Ndër herojt e gjallë e t’ vdekun
mbrapa hekurash jam i tretun
n’rast se ka në botë drejtësi
gjithçka dhashë babë për liri.
Amanet babë rri i qetë
i fortë jam siç m’rrite vetë
s’ mun ta fala një grusht dheee
nga Drenica ku kam le.
Ani babë pse nuk t’përcolla
dy pikë loti n’flamur ti çova
amanet shqipes i thashë
du Kosovën si palcën n’asht.
Prehu i qetë babë Haxhi Thaçi
n’burgje t’Hagës po “dergjet” djali
nuk du tjetër veç se drejtësisë
UÇK- emri i lirisë.
18mars2025
/QendraPress.com/