Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Sadbere Gagica SPAHIJA

E KAM KËRKUAR

——————————-

Mes ëndrrave të mia

Të jetë lis me rrënjë

Të mos e tund

Asnjë pranverë

Është rrap shekulli

Me shumë degëzime

Vjen qetë natën vonë

S’e shoh e ndjej afër

I ngjan vetes

E hap portën me çelës shpirti

Ka sy atdheu…diell dashurie

Nuk trembet

Bën gjumë në qerpiket e mi

Flas

Me zërin e tij

Betejave ecim bashkë

E di

Në ecje kam lënë

Gjurmë lotësh

Një copë buzëqeshje

Ma mori një stinë

Po vjen pranvera

Jam ulur në kopshtin e luleve

Ëngjejt ma sollën qiellin

Të bredh

Me penë në dorë

Nëpër buzët e shkronjave

Dashuroj muzën time

E kam kërkuar..erdhi trembur

Më gjeti mes dhembjesh

E mora në krah

E shtrëngova si fëmijë

E putha lehtë lehtë

Me dashuri?!

/QendraPress.com/