Arrestohet dy të dyshuar për Kanosje, Armëmbajtje pa leje dhe Përdorim i armës

Me 18.mars .2025, sektori i hetimeve në Stacionin Policor në Prizren, pas një pune operative hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit me iniciale L.B. (viti i lindjes 2003) dhe F.K. (viti i lindjes 2001) njofton zëdhënësi i policisë Rajonale Vesel Gashi.
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se dy të dyshuarit me datën 15.mars.2025, rrugën “Brigada 126” në Prizren kanë gjuajt me armë zjarr dhe të njëjtit kanë kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta (dyshohet të jenë me gas) dhe një granatë dore që është tërhequr nga njësiti i EOD-së.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje”, “Armëmbajtje pa leje “ dhe” Përdorim i armës”njofton zëdhënësi Gashi.