Çaste poetike me poeten;- Zahide Marije UKAJ-

DITA E POEZISË
——————————————
Për Poetë e Poetesha
Në Trojet e Malësisë
Urime nga Zemra
21 Marsin –
Fillimin e Pranverës
Dhe Ditën e Poezisë …
Kudo se të jetojnë
Në Shtetin e Dardanisë
Lulëzoftë penda e tyre
Si Rrezet e Lirisë
Poetet dhe Poeteshat
Vargjet mos t‘i ndalin
Poezitë më të bukura
Kosovës t‘ ia falin .
Rroftë Kosova e jonë
Në frymën e Pavarësisë
U shtofshin sa më shumë
Brezat e Ardhmërisë
/QendraPress.com/