Çaste poetike me poeten;-Dava NIKOLLI

FOLEJA U SHEMB, E LISI U THA!

——————————————

Baba, ke lisi i moçëm,

pëllumbave ua ndërtoi folenë.

U ul në gjunjë të kohës,

edhe ua bekoi Atdhenë!

Derisa pëllumbat u rritën,

asnjë korb, s’e la t’u afrohet.

Me thonj ua mbrojti folenë,

që çdo ditë ajo të forcohet.

Erdhi koha e pëllumbat ikën,

pak nga pak e harruan folenë.

Lisin e moçëm e zu frika…

ia përpinë rrënjët dhe dheun.

Përmbi lisin e moçëm,

u kthyen disa korbat të zi.

Plot degët me krrau, krrau,

në çdo tjegull, myk e tradhti.

Sot, foleja as lisi nuk gëzojnë,

foleja u shemb, e lisi u tha.

Pëllumbat larg tyre fluturojnë,

pranë lisit nuk kthehen ma!—

/QendraPress.com/