Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Valbona KOLAVERI

TESTAMENT
——————————–
Në shpirt kam vetëm një kryefjalë,
Testamentin kryeneç
Tē vulosur pa impulse për veten,
Dhe shumë ndjenjë,
E frymē në çdo radhë
Dinjitet të papërdhosur
Nga meskinë e të përdalë,
Buzëqeshje të pashtirur
Që fytyrën të ma mbajë të gjallë
Ç’prangosje nga të pavërteta
Që të fryjnë kacek,
E mbushin thasë me fjalë
Liri të mendoj pa u kompleksuar
Se çdo të them
Kur hienat t’më zënë pusinë për të më vrarë
Se unë s’i pata frikë asnjëherë
Dhe këtë ata gjithmonë në sytë e mi
E lexuan tek më shkreptinin flakë.
/QendraPress/