Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lubi H.TOTA

Prapë ju pres në Vajlën teme!
————————————————
Në Vajlën teme prap ju pres,
Këtu ka rrënjët historia
Më këngë zemre për çdo brez
Do përcjell vargjet e mia
Në këto bjeshkë mbulu me lule,
Prapë ju pres Vllazën e Motra,
Me tupanë e me curle,
Do festojmë në Vatrat tona.
Prapë ju pres s’ju kam harruar,
Të bashkohemi, t’bëhemi nji
Kurrë si sot s’kam qën e gëzuar
S’ka në botë, moj, Vajlë si ti.
Përherë gëzojmë me valle e këngë ,
Bëhemi bashkë si përherë,
Te ti, nanë harrojmë çdo brengë
Sot festojmë si asnjëherë,
Prapë na mblidh oj, Nënë loke
Si çdo her si e ke adet,
Bukë e krypë te sofra jote,
Ashtë si mjaltë e asht sherbet.
Më beso sa m’ka marrë malli
Do t’i puth ty gurë e dru,
Për ty kangën kurrë s’e ndali
N’prehrin tan, nanë, jam betu .,
Po ju pres në Vajlën teme,
Për ju hapur është çdo derë
Knoj me mallin e kësaj zemre
Me ty s’ngopem asnjëherë.
/QendraPress/