Lajm i mirë për disa fermerë dhe banorë të fshatit Kobaj


Kuvendari i kuvendit të Komunës së Prizrenit Petrit Hoxhaj, përmes faqes së tij elektronike lavdëron angazhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike për shtrimin e rrugës që lidhë disa fshatra me lagjen ‘’Bajram Curri’’ në Prizren .’’ Sot, kanë filluar punimet për shtrimin me zhavorr të rrugës që nis nga fshati Kobaj, kalon pranë fermave të fermerëve të kësaj ane dhe lidhet me lagjen Bajram Curri rreth 3 km.
Kjo rrugë prej kohësh ka qenë në gjendje të rëndë, duke vështirësuar qarkullimin e fermerëve dhe qytetarëve që e shfrytëzojnë çdo ditë.
Falë Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, kërkesat e shumta të fermerëve dhe banorëve janë marrë parasysh dhe tashmë kanë filluar punimet për përmirësimin e saj.
Një falënderim i veçantë për drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Islam Ukimeri, për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj kërkesave të komunitetit tonë. Çdo rrugë e përmirësuar është një lehtësim për fermerët tanë dhe një hap përpara për zhvillimin e kësaj zone.