Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Skender BERISHA

PRILLIT ZGJOHEM EDHE UNË
* Dëshmori
————————-
Zemra ime e shtruar
Te blerimi i gufuar
Duart shtrihen te Drini
Lulja ku mbërrini
E merr frymë toka ime
Nëpër ashtin tim
Zogjtë ja ku po vijnë
Ta këndojnë të lumin himn
Unë ende jam aty te marshi
Në radhë jam
Nuk ndalet hapi
Ndër shtigjet e rrepta
Edhe te Marashi
Më përqafi rrapi
Kështu pra gjë s’më ndali
Se më priu ideali
18 prill 2020
/QendraPress/