Fryma poetike e së dielës me poetin:-Sokol DEMAKU

Mjerimi

———————-

Mjerimi rri te cepi i derës,
Si hije e rëndë në heshtje të erës,
S’ka zë, po klithma i del nga sytë,
Në rrudha fati – rrëfim i shkretë.

Në sofër boshe me bukë të thatë,
Ai troket si mik i gjatë,
S’pyet për emër, as për shtëpi,
Hyn në zemra që s’kanë fuqi.

Fëmijë pa lodra, gra pa fjalë,
Burra me shpresë të thyer ngadalë,
Kërkojnë diell në mes të shiut,
Kërkojnë drejtësi në heshtjen e zhurmës.

Po mjerimi s’është vetëm varfëri,
Është harresë, është zemër që s’ndi,
Është kur njeriu bëhet i huaj,
Për vëllanë që e sheh dhe s’e ndihmon kurrë.

/QendraPress/