Zbulohet laboratori i drogës në Prizren, arrestohen tre persona të dyshuar

Një laborator droge është zbuluar të mërkurën në katin e shtatë të një banese kolektive në lagjen “Dardania” të Prizrenit, kanë bërë të ditur drejtuesit e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
“Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshimtë”, ka thënë për media kryeprokurori në Prizren, Petrit Kryeziu.Sipas tij, aksioni policor është duke vijuar edhe në një qytet tjetër të Kosovës.
Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar prej disa muajsh. “Është një rast të cilin e kam hetuar personalisht për mbi 3 muaj, ndërkohë që sot është ndërmarrë aksioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, ka deklaruar Kryeziu .
Hollësitë tjera lidhur me rastin pritet të shpalosen pas përfundimit të aksionit në fjalë. /Telegrafi/