Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

ÇAST MEDITIMI
———————————–
Më thanë të të kërkoj diku aty ,
në ato përgjigjet që nuk i mora kurrë ,
brenda zemrës këndohet
baladë,
Që lumturisë tashmë i vuri një mur.
E nëse në mijëra pjesë
ky shpirt të thërrmohet
heshtja, do të më presë ,
mbi vargje kamuflohem.
Ti je ti, ai që thyen dhembjen,
Ti je ti, që vargjesh rinisë këngën,
E unë mbetem po ajo ëndërr
Ekzistencë frymuar nga një emër.
Ca pak, grimca dashnie kërkuar,
nga ti e nga askush tjetër
e di që brenda fajësohem e gabuar,
se atë e gjeta të bardhë veç në një copë letër
Nëse dhembja dakordohet me heshtërimin,
Si dy armiq të përbetuar të dashurisë,
atëherë paskam vdekur me pendimin,
Se desha të bëhem çast i përjetësisë.
/QendraPress/