Çaste poetike me poeten;- Lavdije  HOXHA

Mërgim ty t’u harroftë emri!!

O kurbet qofshi mallkuar,
Për vendlindjen , jam e përmalluar,
S’jam rehat këtu në kurbet,
Malli si qiri po m’tret.
Më ka marrë malli për babë e nënë,
Se këtu jeta është shumë e rëndë,
Më ka marrë malli për vëlla e motër,
Me u ul bashkë në një sofër.
Mezi pres , që të ngrysë dita,
T’më vijë djali e t’më vijë çika,
Nëpër punë ata janë shpërnda,
Mezi pres sytë me ja pa.
Ty kurbet t’u harroftë emri,
Që na largove nga vendi,
Më ka marrë malli për shtëpinë,
Ku kalova fëmijërinë.
Më ka marrë malli për çka ndërtova,
Erdha n’kurbet, gjitha i shkatërrova,
S’jam rehatë as ditë as natë,
Rrudhat e ballit më kanë mplakë.
/QendraPress/