Çaste poetike me poetin;-Destan UKAJ

PUSET E VDEKJËS
( Masakrës së Dragaqinës, 21 prill 1999)
——————————–
Dragaqinë, në tokë gjak
Nën te eshtra të mbjellur horizontal
Masakruesit emra e mbiemra mbajnë…
Dragaqinë ujë e gjak bashkë
Puset t’u bënë varr
Eshtra kurban
Ujqit me lëkurë dele vesh
Uluronin rreth nesh
Pinin gjak i helmohen krojet
Dragaqinë deshën të lënë tokë shterpore.
Puset që i hapët vet
Varre për jetë
Dielli iku drejt perëndimit
Mos të mbetët dëshmitar i krimit
Pusët flasin në Dragaqinë
Rrënjët thellë i ke liri
Ujë e gjak bashkë
Pusët mbetën dëshmitarë
Troja e trolli trojanë
Nga nëntoka e njëmbëdhjetë vjen zani
Lirinë kurrë mos e falni!
& & &
PO RRALLOHËN LISAT E PLISAT
————————————————-
I zbehtë u lind dielli mbi Sukal
Sot, u shua edhe një plisbardhë
Rininë e kaloi me plug e shat
Pleqërinë duke u mbajtur në shtagë.
Punëtor e fjalëpakë
Veprat e mira
Peshuan sa dhimbja
I fundit plisbardhë
Sikur bora e bardhë
Vështirë të shkruaj vargje
Për Juve të urtit në paqe
Lotët mu ngrinë në faqe
Poezisë iu lagën vargjet
Ikje e Juaja pa fjalë
Breng në zemër ndal
Këto ditë pranvere të kotur
Vargjet mbetën të përlotur
Ikët bashkë me erën
Gurin e pragut të shtëpisë
E ndat të dy nënkresë
I ati dhe ime mbesë
Udhëtuar në bardhësi
Në përjetësi!
/QendraPress/