Çaste poetike me poetin;-Sami MULAJ

AMANETI I NANËS

( ….për kurbetqarët )

—————————–

Një nanë e vetme

ngujue n’praqe t’fatit e të pleqënisë,

aty n’oborr t’kullës bri thyeme,

mbi do ashkla t’nxime ngjitë

ja merr kangës si vajoticë

fjalë e lotë i derdhën rigë.

Kur erdha nuse n’kto troje,

ja lash burrit amanet,

n’deksha unë para teje,

mi drejto sytë

prej vorrit t’babës tem.

Kur m’vdiq vëllau i ri,

ja lash djalit amanet,

drejtoja nanës arkivolin

me e pa motra vllaun e vet.

E tani, o mure t’thata,

e ti oj gurrë e shkretë,

a m’kallxoni kah asht Anglia,

se do ju la amanet.

Koft e gzueme ajo ditë,

nana e shkretë kur i mbyll sytë,

lemni sytë çelë nga Anglia,

ta shoh atje djalin tem,

ndoshta atij kur t’i rriten fmija,

i kujtohet loti jem.

/QendraPress/