Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Të dielat.
————————-
Ti ecën rrugëve të qytetit
me stilin tënd gjithë nur e sharmë.
I buzëqesh dhe retë e qiellit
kur trokëllin mbi trotuar.
Ç’i përkëdhel flokët lëshuar
kur gjithë finesë i stilizon.
Djalërinë me gotë në duar
sakaq e deh e gjunjëzon.
Të mos e zë moshën e shkuar
kujtuar kohën në rini!
Ku piqet malli buzëpërvëluar
nga një kujtim që e sjell ti.
Çe mirë moj të ka bekuar,
të jesh mëkat a dashuri?!
Ti vrasësh zemrat ëndërruar
dhe të mos kesh pak dhembshuri.
Çapkëne ti, lule pranverë
moj buzëkuqe si qershi.
Pa hidhi moj dy sytë një herë
dhe në u djegshim shkrumb e hi!
/QendraPress/