Çaste poetike me poeten:-Rinore Veliu ZYMERI

Zëri i Çlirimtarëve

———————————

Në male u ngrit një zë, një betim për liri,

me pushkë në dorë e zemër plot trimëri,

UÇK-ja u bë shpresë në çdo shtëpi,

se toka e Kosovës kërkonte liri.

Nuk dolën për lavdi, as për pasuri,

por për nënën, për fëmijën, për këtë shtëpi,

për flamurin që valëvitet në çdo shtëpi,

për një Kosovë të lirë, me shumë krenari.

Në çdo gur të kësaj toke ka një kujtim,

në çdo mal jehon ende një betim,

çlirimtarët ecën drejt, pa shqetësim

dhe sakrifica e tyre mbeti amanet e qëndrim.

Ra dëshmori, por emri nuk ra kurrë,

u bë dritë në flamur e u bë zë në gur,

gjaku i tij dëshmon një histori të tërë,

se liria nuk falet — për të luftohet me nder.

O ju burra që për liri ngritët flamur,

emrat tuaj sot shkruhen në çdo gur,

Kosova ju kujton me zemër e krenari,

se ju i dhatë jetës kuptimin: LIRI!

Sot kur ecim të lirë në këtë vend,

kujtojmë ata që s’u kthyen më në kuvend,

UÇK-ja mbetet në histori si një zë,

që për Kosovën e lirë dha gjithçka që kishte.

Liria ka emra, ka plagë e ka dëshmi,

ka nënat që pritën me lot në sy,

ka çlirimtarë që u bënë përjetësi,

dhe një popull që sot thërret: Lavdi!

/QendraPress/