Çaste poetike në fillim jave me poeten:Rajmonda BRAHAJ

Një kafe me veten …
————————————-
Ne një kafene të qytetit tim..
…aty në një cep ulur jam …
Dhe një filxhan kafe përpara e kam …
E shikoj ,filxhanin dhe flas unë me të …
E moj kafe sa shijen e hidhur ti e ke …
Dhe ngjyra strerr e zezë …
e të pimë gjithë serbes serbes
e të kemi dhe për lezet …
Pimë kafe e muhabet …
Sa mire koha kështu shkon
edhe kafja shumë shijon …
Kur e pi me shoqeri të mirë
Se kupton a është e hidhur a me sheqer
Se muhabeti ka me vlere …
Sot unë jam veç me ty …
njëra tjetrës i bëjmë shoqëri ..
edhe flasim pa karar ,
se nuk kemi kundërshtar …
Me sheqer e pa sheqer …
Flasim vetë e vete përgjigjemi …
Na hidhëron të ëmbëlsojmë …
E pa ty nuk qëndrojmë…
U llafosa e ti thashë unë të gjitha
Çfarë unë kisha …
Me helmove me përgjigje
por dhe vetëm nuk u rrika …
Të përdorin dhe në vaki ..
Te kanë dhënë shumë rëndësi …
Ka dy ore për një kafe
edhe merren veç me llafe …
Me shoqëri ka lezet …
ëmbël shkon me muhabet ,
edhe koha kalon shpejt
dhe kur ajo është e sinqerte dhe e mire
Kafja është ëmbëlsirë .
/QendraPress/