Afrim Tejeci, kryetar i Oda e Prizrenit; Ky ngërç politik dhe institucional,është imazh i keq….

QendraPress: -Si e shihni ngërçin aktual të Qeverisë, dhe si mund të tejkalohet kjo gjendje?

              Afrim Tejeci, kryetar i Oda e Prizrenit-Shprehi shqetësimin e thellë për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas shumë tentimeve të pasuksesshme. Ky ngërç politik dhe institucional,është imazh i keq ,dërgon sinjale negative për stabilitetin e vendit, e zbeh besimin e investitorëve dhe dëmton klimën afariste,zhvillimi e vendit. Të gjithë subjektet politike që të veprojnë me përgjegjësi të lartë shtetërore, të lënë anash interesat partiake dhe të kontribuojnë në funksionalizimin e institucioneve sa më parë. Kosova nuk ka luksin për të pritur ,bizneset duhet të ecin me kohën,Kosova është larg nga e dëshiruara . Biznesi kërkon stabilitet, siguri ligjore dhe institucione funksionale që i shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. E ky ngërç  duhet te  kalohet me marrëveshje  politike, e jo me inate./QendraPress/