Tentativa e 11-të për konstituim dështon – Kuvendi mbetet i bllokuar

Kuvendi i Kosovës edhe në tentativën e 11-të nuk arriti që të konstituohet.
Kryesuesi Avni Dehari kërkoi sërish nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe që të propozoi anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Të njëjtat sikurse në seancën e kaluar nuk propozuan asnjë anëtarë, duke kundërshtuar kështu propozimin e LVV-së që kryeparlamentari të zgjidhet në mënyrë të fshehtë. Të pranishëm në sallë ishin 111 deputetë. Seanca vazhdon të mërkurën në orën 10:00.