Sot ,40 nxënës të Gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’’ në Prizren iu nënshtruan testit PISA

Në mbarë Kosovën këtë vit testit PISA i nënshtrohen gjithsejtë 530 nxënës, kurse në Prizren sot, këtij testi iu nënshtruan gjithsejtë 40 nxënës të Gjimnazit ’’Gjon Buzuku’’. Këta nxënës sot në mjediset e shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’’ e mbajnë këtë test të dijes . Fillimisht i ka përgëzuar dhe uruar drejtoresha e arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj, duke uruar që ku testi të bëhet pa asnjë frikë e panikë, sepse në këtë drejtim ajo tha se është punuar shumë. Mirëpo ,ajo tha se në mungesë të testeve në gjuhën turke dhe boshnjake, për fat të keq nxënës të këtyre komuniteteve nuk kanë mundësi të i nënshtrohen testit PISA.
Po sot, në Prizren erdhën për të përgëzuar e uruar nga MASHT-i zyrtari i lartë N ehat Duraku, i cili uroi këta nxënës duke qene i bindur se do të arrijnë suksese evident këtë vit.
Edhe drejtoresha e Gjimnazit ‘’Gjon Buzuku’’ Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, shprehu bindjen e plotë se nxënës të kësaj shkolle do të arrijë rezultate të mira ,sepse kanë bërë përgatitje shumë të mirë, por për fat të keq edhe ajo shprehi brengosjen që nxënësit në gjuhën turke dhe boshnjake nuk kanëe teste në këto gjuhë.
Por, me shumë vullnet edhe nxënës të kësaj shkolle sot, ishin dhe shprehen me bindjen se do ta dalin mirë siq shpreh nxënësja Aurora Kabashi.
Për testin PISA këtë vit njëzëri u shprehën se në këtë vit pritet vetëdijesim më i madh i nxënësve dhe rezultate më të mira.