Çaste poetike me poetin;- Avni Neziri

LAKMIA

—————————————-

Prishi lakmia shpirt e kohë,

po idhnohemi për një trohë.

Sy e fytyrë japim për lek,

e përkulemi për një byrek.

Na doli para ne lakmia,

për interes t’duan edhe fëmija.

Të pa krah, o mërgimtarë,

u prish koha, o vlla Shqiptarë.

Asnjë therrë s’u bie tamam,

vetëm kërkojnë edhe kur kanë.

Mezi s’presin me u idhnue,

mos me t’ardhë, as mos me shkue.

/QendraPress/