Çaste poetike me poeten;-Elisabeta ISUFI

Vjosa

——————-

 Neper rrugët e pluhurosura

Shikoj larg ne hapësirë

Një lume me kaltërsi qiellore .

Qe tek mua sjell agim .

Shëtisja ne brigjet e tua ,

E dashuruar me aromën tende ,

Te fshehtat bashke bisedonim

Mikja ime besimtare.

Pak mall për kohen e shkuar .

Dy pika loti si kujtim .

Ne gjoksin tim u trazuan

ne te gjatin udhëtim .

Ika, ika…

por kurrë nuk te harrova ,

Shikoj ,larg…

ne hapësirë diellin qe perëndon .

Ti ke diçka qiellore ,

Qe tek mua sjell magjinë.

Vjose e shtrenjtë,

ste kam harruar sado vite te kalojnë .

Aty fshihet çdo kujtim,

Ne te gjatin udhëtim …

Aty qëndrove…

Kurrë su mërzite

Me prisje te vija me pa durim.

Nuk flisje veç me dëgjoje ,

Kishim lidhjen tone te vetme .

Mbanim fshehur ç’do kujtim

/QendraPress/