Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIU

Deti në betejë

—————————–

Edhe kur trazohesh

I bukur je, o det

Sikur zhvillon luftë

Dhe të keqen vret.

Valët i shndërron në ushtarë

Ndërsa, shkumën e valëve

E bën sapun të bardhë

Të këqijat e jetës për t’i larë.

Edhe kur betejën tënde ashpërson

I bukur dukesh me atë kaltërsi

Dallgët e tua i ngjajnë jetës së njeriut

Që mes uraganesh jete shpreh mirësi.

/QendraPress/